Kandidati i BDI-së për Dibrën, Duka në takim me rininë

Kandidati i BDI-së për Dibrën, Duka në takim me rininë

Kandidati i BDI-së për kryetar në Komunën e Dibrën, Hekuran Duka ka takuar Forumin Rinor të BDI-së së këtij qyteti. Temë qendrore e takimit kanë qenë kërkesat e rinisë së Dibrës, për të cilat Duka është zotuar se ato do të zënë vend në programin zgjedhor të tij, përcjell FLAKA.

“Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës ,z.Hekuran Duka, kryetari i degës së BDI-së në Dibër, z.Ylli Mirzo dhe shefi i shtabit komunal zgjedhor të BDI-së, z.Artin Spahiu, sot patën takim me anëtarët e Forumit Rinor të BDI-së në Dibër për të biseduar rreth kërkesave të tyre të cilat do të bëhen pjesë e Programit Zgjedhor”, njoftojnë nga Shtabi Zgjedhor i Dukës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 20, 2019 21:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA