Kandidati presidencial i KE, Weber me deklarata kontradiktore për kontestin e emrit të Maqedonisë

Kandidati presidencial i KE, Weber me deklarata kontradiktore për kontestin e emrit të Maqedonisë

Kandidati presidencial i Komisionerit Evropian nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE) Manfred Weber mohon se ai ka dhënë intervistë për mosmarrëveshjen për emrin të Maqedonisë me Greqinë, përcjell FLAKA.

“Unë respektoj plotësisht ndjeshmërinë e popullit grek mbi mosmarrëveshjen e emrit me IRJM. Nuk pati intervista për këtë temë. Unë e respektoj qëndrimin e Mitsotakis dhe besoj fuqishëm se ai do të udhëheqë Greqinë drejt stabilitetit dhe prosperitetit duke u ballafaquar me populizmin”, shkroi Weber në Twitter.

Pë këtë deklarim të Weber reagoi menjëherë gazetari Georgi Gotev nga Euroaktiv ku ishte publikuar deklarata e Weber.

“Do ta publikojmë inçzimin”, shkuran Gotev.

Eurektiv njoftoi se Weber ka deklaruar për ta se një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit dhe hapjes së perspektivës evropiane për Maqedoninë është e nevojshme.

“Është e qartë për mua se çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet dhe një e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane duhet të ofrohet”, kishte thënë Weber në një deklaratë për Euroaktiv. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 21:59

ARKIVI I LAJMEVE