Katër receta shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve

Katër receta shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve

Provoni një nga këto mënyra dhe nëse kanë efekt atëherë keni gjetur një mënyrë shumë të mirë për të pasur gjithmonë dhëmbë të bardhë.

Sodë buke dhe limon

Soda e bukës përbën një element thelbësor për heqjen e njollave në sipërfaqe dhe për zbardhjen e dhëmbëve. Gjithashtu ndihmon dhe për balancimin e nivelit të PH në gojë.

Gjithsesi duhet të dini që soda e bukës duhet të përdoret rrallë herë sepse sidomos kur e përzieni me limon, ajo ka një efekt më të mirë zbardhës, por gjithashtu duke qenë se rritet niveli i aciditetit mund të shkaktojë abrazion të dhëmbëve.

Sodë buke dhe Peroksid Hidrogjeni

Një tjetër recetë e përbërë nga soda e bukës është edhe përzierja e saj me peroksid hidrogjeni, i cili gjithashtu vepron si një agjent antibakterial duke eliminuar bakteret që keni në gojë.

Përzieni sasi të vogla të të dy përbërësve për të krijuar një formë paste dhëmbësh dhe lani dhëmbët. Më pas sigurohuni që të bëni një shpëlarje të mirë.

Sodë buke dhe dredhëza

Tyra Banks dhe Catherine Zeta Jones kanë treguar publikisht që dredhëzat janë miku i tyre më i mirë sa herë që u duhet të zbardhin dhëmbët. Mos u tregoni skeptik për shkak të ngjyrës së tyre të kuqe dhe të mendoni se i bëjnë më shumë dëm ngjyrës së dhëmbëve. Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për të hequr njollat në sipërfaqe.

Përdorni gjysmë luge sodë buke dhe 3 dredhëza të shtypura për të pastruar dhëmbët. Më pas shpëlani mirë gojën.

Vaji i arrës së kokosit

Një metodë e vjetër, por shumë efektive. Vaji i arrës së kokosit përmban acid laurik, e cila eliminon bakteret që ndodhen në gojën tuaj.

Çdo mëngjes përpara se të lani dhëmbët, merrni një lugë nga vaji i arrës së kokosit dhe shpëlani gojën për rreth 10 minuta. Më pas shpëlani mirë gojën dhe lani dhëmbët me pastë dhëmbësh.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 7, 2018 22:57

Publicitet

Moti sot
7°
20°
Wed
21°
Thu
20°
Fri
20°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE