Katica e sëmurë, Frosina merret në pyetje

Katica e sëmurë, Frosina merret në pyetje

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme për trajtim mjekësor, sot përfundimisht do të dërgohet në klinikën “Zhan Mitrev”.

Irena Frçkovska, avokatja e saj theksoi për Fokus se klientes së saj i është miratuar kërkesa për kontroll në klinikën e njohur kardiokirurgjike, për shkak se gjendja e saj është tejet e rënduar.

“Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, thotë avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masë arresti shtëpiak për Janevën.

Sakaq, Frosina Remenski si e dyshuar e re në rastin “Reket” po merret në pyetje në këto momente nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Dje Prokuroria për Remenski kërkoi vetëm masa kujdesi, ashtu si për babanë e Bokit 13 dhe për asistenten e parë të kreut të Lidhjes Ndërkombëtare.

Ruskoska, zgjerimin e hetimit e tregoi vetëm një ditë para se të paraqes akuzë në rastin “Reket”, ku Borki 13, Zoran Milevski – Kicec dhe Katica Janeva janë të dyshuar për zhvatjen e një milion euro nga Orce Kamchev. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 11:27

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA