Katica Janeva 4 orë në Prokurori, thotë se nuk është e “përlyer” në rastin “Reket”

Katica Janeva 4 orë në Prokurori, thotë se nuk është e “përlyer” në rastin “Reket”

Prokurorja Speciale, Katica Janeva pas katër orëve në Prokurorinë e Përgjithshme doli e buzëqeshur dhe se nuk ndjehet me faj dhe as e involvuar në rastin “Reket”.
Ajo tha se ka dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitares

>
“Po punohet akoma për hetimet. Jam thirrur si dëshmitare. Nuk e di se prokurorja e rastit a do të vendos që të jem edhe e dyshuar. Duhet të keni durim, hetimet janë fshehtësi”, theksoi Janeva.
Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet pe pyetur se ku është Kamçev, dhe ku janë paratë.
Deri tani për këtë rast në prokurori janë thirrur prokurorët special, Lile Stefanova, Elizabeta Josifoska dhe Burim Rrustemi. Rasti “Reket” ka të bëjë me shoumenin Boki13 dhe biznesmenin Mileski, të cilët biznesmenit Orce Kamçev, i kanë marrë 1.5 milionë euro për të ndërprerë hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale dhe ishte ngritur lënda e parë e njohur si “Perandoria”, ku Kamçev ishte i dyshuari i parë për pastrim parash dhe vepra tjera. (INA)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 20, 2019 17:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...