Keanu Reeves për herë të parë shfaqet në tapet të kuq me të dashurën e tij

Keanu Reeves për herë të parë shfaqet në tapet të kuq me të dashurën e tij

Në Los Anxhelos, me mbështetjen e shtëpisë italiane të modës Gucci, është mbajtur mbrëmja e nëntë gala Art Plus Film.

Këtë herë, organizatorët nderuan artistin amerikan Betye Saar dhe regjisorin Alfons Cuaron, i cili mori çmimin Oscar për filmin “Roma”.

Aktori Keanu Reeves shkaktoi vëmendjen më të madhe mes të ftuarve, i cili u shfaq në tapetin e kuq për herë të parë në 35 vitet e karrierës së tij duke mbajtur dorën e të dashurës së tij, artistes 46-vjeçare Alexandra Grant.

Sipas revistës People, të dy janë miqtë më të mirë dhe kanë bashkëpunuar prej vitesh. Ata së pari punuan së bashku në vitin 2011 në librin e aktorit, ‘Ode to Happiness’.

Ata u ribashkuan në vitin 2016 për librin “Shadows”, të cilin Reeves e shkroi, ndërsa Grant e ilustroi. Çifti gjithashtu themeloi shtëpinë botuese X Artist’s Books në 2017.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 22:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA