Kek i thjeshtë me pjeshka për 15 minuta

Kek i thjeshtë me pjeshka për 15 minuta

Nëse pjeshkat po ju prishen ne frutieren me tavolinë,m vetëm sepse fëmijët nuk j’ua hanë, atëherë sigurohuni që ata t’i marrin vitaminat e këtij fruti në një tjetër mënyrë.

Koha e përgatitjes – 15 minuta
Koha e pjekjes – 35/40 minuta
Përbërësit për tavë për plumcake, 30 x 10 cm të gjatë ose me diametër 24 cm:
• 260 g miell • 180 g sheqer • 120 g gjalpë i tretur, i vakët • 3 vezë
• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira • 1 bustinë vanilje • 5 pjeshka
Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Presim pjeshkat në copa.
2. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike për 5 minuta. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe i përziejmë me kujdes me spatul, shtojmë gjalpin dhe pjeshkat.
3. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër./living.al

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 00:02

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°