Kek me mollë, si me sherbet

Kek me mollë, si me sherbet

Ëmbëlsirat pëlqehen pothuajse nga të gjithë, por përgatitja e tyre kërkon mund dhe përkushtim.

Kjo nëse dëshironi të keni një ëmbëlsirë të shijshëm në fund, keku me mollë pëlqehet shumë.

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë ndiqni hapat në vazhdim:

8 mollë Renette ose ato që keni në shtëpi

3 kokrra vezë

150 ml qumësht

110 g miell

90 g sheqer

30 g gjalpë i tretur, i vakët

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

1 bustinë vanilje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Mollët e qëruara, i presim në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë.

2. Me rrahësen e vezëve me dorë, përziejmë vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Pastaj shtojmë gjalpin, vaniljen, qumështin dhe së fundi, miellin dhe sodën me sitë. Pas kësaj, shtojmë mollët dhe i përziejmë me lugë druri.

Masën e përftuar e hedhim në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim për rreth 35 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e heqim nga tava me shumë kujdes. Torta mbetet e lagësht dhe duket sikur është me sherbet. Është mirë të konsumohet e ftohtë nga frigoriferi, shkruan living.al.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 23:22

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA