Kërçova organizatore e Olimpiadës së shtatë speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara

Kërçova organizatore e Olimpiadës së shtatë speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara

Klub Lajons i Kërçovës sot ishte nikoqir dhe organizator i Olimpiadës speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara, e cila tradicionalisht mbahet çdo vit. Ngjarja është mbajtur në kompleksin sportiv “Jançica” në Kërçovë, në organizim të Kubit Lajons – Kërçovë dhe Lajons “Distrikt 132” – Maqedoni.

Kjo ishte Olimpiada e shtatë speciale me radhë ku pati pjesëmarrës nga të gjitha qytetet më të mëdha fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët kanë dashur të marrin pjesë në olimpiadë. Kryetarja e Klubit Lajons “Distrikt 132” – Maqedoni, Sonja Bojaxhieva, tha se edhe sivjet, si dhe viteve paraprake, për herë të shtatë organizohet Olimpiadë speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara nga mbarë vendi, të cilët do të garojnë në të gjitha sportet të përshtatura për ta, por ajo që është më e rëndësishme fitues në këtë olimpiadë janë të gjithë të cilët marrin pjesë, dhe kështu nuk do të ketë rangim.

Të pranishmit i përshëndeti në emër të organizatorit Klubit Lajons Kërçovë dhe Boban Dimitrievski,i cili u ka dëshiruar sukses të gjithë garuesve.

Përndryshe, kjo ngjarje specifike sportive me mbi 100 pjesëmarrës ishte mbështetur nga Komuna e Kërçovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 10, 2019 19:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.