Kërkesa për mbylljen shkollave të FETO-s, ja si do të vepron Maqedonia !

Kërkesa për mbylljen shkollave të FETO-s, ja si do të vepron Maqedonia !

Maqedonia do të veprojë në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë në lidhje me kërkesën e autoriteteve turke për të mbyllur shkollat, universitetet dhe kompanitë në Maqedoni që kanë lidhje me Fethullah Gylen. Ky është qëndrimi zyrtar i qeverisë ndaj deklaratës së ambasadores turke Turkana Tullio Erkal Kara se shkollat në Maqedoni dhe kompanitë e medias të organizatës FETO janë ende aktive, dhe se ende nuk janë marr masa.

“Për sa i përket parimit të sundimit të ligjit është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjin. Qeveria çdo ditë merr mesazhe zyrtare dhe kërkesa që arrijnë në adresën tonë nga shumë vende me të cilat ne kemi ndërtuar marrëdhënie miqësore dypalëshe. Theksojmë se vendimet do të jetë ekskluzivisht sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë “, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Ambasadorja turke Kara në manifestimin e mbrëmshëm shprehu keqardhje që ende nuk janë mbyllur kompanitë turke që kanë lidhje me organizatën FETO.

Ajo haptazi kërkoi mbylljen e shkollave, bizneseve dhe medias në vend.

Kara vuri në dukje se një nga kriteret për marrëdhëniet e Turqisë me vendet e tjera, do të jetë qëndrimi i këtyre vendeve në luftën kundër FETO-së.

Ajo kujtoi se edhe qeveria e mëparshme kishte miratuar vendime për ndërprerjen e aktiviteteve të kompanive që kanë lidhje me Fethullah Gylenin, por deri tani nuk është bërë hap konkret.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 12:35

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°