Kërkesat e studentëve, UT: Platformë studentore on-line për çdo ankesë

Kërkesat e studentëve, UT: Platformë studentore on-line për çdo ankesë

Universiteti i Tetovës gjatë ditëve në vijim do të ngrejë platformën studentore online, përmes së cilës do të mund të artikulohen të gjitha nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të cilat do të trajtohen me seriozitetin më të madh nga organet e njësive akademike dhe të universitetit.

Kjo është përgjigja përmes kumtesës drejtuar mediave, e Universitetit të Tetovës, ndaj kërkesave të studentëve protestues të cilët ditë më parë u dhanë ultimatum rektorateve, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.

“Shqetësimi i çdo studentit tonë është brenga jonë, prandaj dhe të gjitha mekanizmat dhe asetet në dispozicion i kemi vënë dhe do të vazhdojmë t’i vejmë në të mirë të rinisë studentore, e cila paraqet shtyllën kryesore të mbarë shoqërisë”,- thonë nga UT në kumtesën e tyre.

“Në frymën e transparencës dhe të mirës së komunitetit studentor të Universitetit të Tetovës, UT siguron se do të reflektojë për çdo çështje akademike dhe studentore, me synimin që të krijojmë një platformë të qëndrueshme për të ardhmen e mbarë shoqërisë”,- thuhet në kumtesë.(Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 24, 2018 19:16

ARKIVI I LAJMEVE