Kërkohen masa kundër ekonomisë jolegale

Kërkohen masa kundër ekonomisë jolegale

Përderisa komuniteti i biznesit alarmon se ekonomia gri shënon rritje, Ligji për procedurë kundërvajtëse me të cilin duhet të rregullohet politika ndëshkuese, edhe më tej mbetet vetëm draft- version. Biznesmenët thonë se nuk gjobiten kompani dhe kapacitete që punojnë “në të zezë”, i dëmtojnë ato kompani që rregullisht paguajnë tatime dhe punojnë sipas ligjit. Ligji për procedurë kundërvajtëse që u paralajmërua nga Qeveria e re vitin e kaluar, duhet ta zbus politikën ndëshkuese dhe të përforcojë kontrollin ndaj ekonomisë gri që në Maqedoni zë vend me mbi 25% dhe që më së shumti shënon rritje në ndërtimtari dhe industri.

“Konsideroj se një zbatim i vogël i fuqisë represive, mund të jetë shenjë pozitive për subjektet e regjistruar, që të dinë se diçka po ndërmerret në favor të tyre, në interes të tyre dhe e din se kjo tek ta do të rezultojë me atë që do të presin dhe do të vazhdojnë ta punojnë atë që e kanë në plan, e jo në dobi të atyre që merren me ekonomi joformale”, -tha Danella Arsovska- kryetare e Lidhjes së odave ekonomike.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike shprehen se draft- versioni i Ligjit për procedurë kundërvajtëse është në fazë shqyrtimi në institucione. Nuk ka afat konkret kur pritet të jetë gati dhe i dorëzuar në Kuvend. Nga DAP megjithatë thonë se nevojiten ndryshime në kriteret se si shqiptohen gjobat.

“Në segmente të caktuara ka gjoba shumë të larta për kundërvajtje të caktuara, ndërsa në disa segmente tjera gjoba shumë të ulëta për kundërvajtje të caktuara dhe nuk duhet çdo parregullsi të trajtohet si shkelje”, – u shpreh Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Analiza e Lidhjes së odave ekonomike tregon se ekonomia gri shënon rritje në tre vitet e fundit. Kjo, sipas hulumtimeve, më shumë ka të bëjë me jostabilitetin politik, por edhe koordinimi i dobët i sektorëve shtetërorë pas ardhjes së qeverisë së re. (Alsat-M)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:30
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...