Kërkohet ndjekje penale për Milenko Nedelkovskin

Kërkohet ndjekje penale për Milenko Nedelkovskin

Gjykata Penale kërkon që Prokuroria ta ndjekë penalisht gazetarin Milenko Nedellkovski për publikimin e sekretit zyrtar – vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej tre muaj deri në pesë vjet. Gjykata dërgoi njoftim se Nedellkovski publikoi në faqen e tij në Facebook një video të gjyqit ku akuzohej për gjuhën e urrejtjes.

Nedellkovski ka këmbëngulur që procesi kundër tij të xhirohet dhe CD-në me materialin video të cilën e ka marr nga shërbimet e gjykatës e ka publikuar. Nga Penalja theksojnë se audio dhe video materiali mund të përdoret vetëm për nevojat gjyqësore, por nuk duhet të ri – publikohet. Milenko Nedellkovski është akuzuar për gjuhën e urrejtjes në rrjetin social Facebook, pasi shkroi status mbi zjarret në Athinë në korrikun e kaluar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.