Këshilla e Bebe Rexhës për ata që kanë probleme me ankthin

Këshilla e Bebe Rexhës për ata që kanë probleme me ankthin

Bebe Rexha ka një këshillë për fansat lidhur me ankthin.

Bebe Rexha është njëra prej artisteve, e cila shpeshherë flet publikisht lidhur me problemet shëndetësore.

Këngëtarja së fundi përmes rrjetit Twitter, ka shkruar disa fjalë për ata që kanë probleme me ankthe.

“Është në rregull të keni ankthe dhe është një ndjenjë normale. Ditët e para do të jenë paksa të pakëndshme dhe kjo është në rregull. Dëgjoni muzikë gjatë rrugës. Pas pak ditësh do të jesh shumë më mirë. Mundohuni të mos gjykoni veten për ankthet dhe pranoni këtë ndjenjë. Puna do t’iu ndihmojë shumë. Ushqimi i shëndetshëm. Qëndroni me miqtë. Dëgjoni muzikë. Flisni me një terapist kur të mundeni”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, “Harder” titullohet projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha, në bashkëpunim me Jax Jones.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 23, 2019 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.