Këshilli Penal, Gruevski duhet të nis vuatjen e dënimit me burg

Këshilli Penal, Gruevski duhet të nis vuatjen e dënimit me burg

Ish kryemisnitri Nikolla Gruevski në çdo moment pritet të paraqitet në burgun e Shutkës për të niur vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh, pasi Këshilli Penal vërtetoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve dhe dënimin me burg.

“Gjykata Penale informon se Këshilli gjyqësor i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar në bazë të ankesës së palës mbrojtëse të të akuzuarit në lëndën me numër 59/17, të ashtuquajtur ‘Tanku’, svendosi të hedh poshtë ankesën për shtyrje të dënimit me burg”, njoftoi Gjykata.

Sipas informatave të Gjykatës, vendimi u është dorëzuar palëve. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë kur Gruevski ta pranojë atë që më pas të paraqitet për të vuajtur dënimin në burgun e Shutkës.

Nëse ai nuk e pranon vendimin, policia ka të drejtë ta arrestojë dhe ta dërgojë në burg.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 19:11

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE