Këshilli Qendror për riaktivizimin e PPD flet për rastin “Reket”

Këshilli Qendror për riaktivizimin e PPD flet për rastin “Reket”

Këshilli Qendror për riaktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik me vemendje të posaçme i ndjek zhvillimet rreth skandaleve të njëpasnjëshme të udhëheqjes me institucionet shtetërore dhe krimit të organizuar ku aktorë janë udhëheqës të lartë të institucioneve shtetërore.

Ky rast shumë qartë e vërtetoi atë që të gjithë e dijnë: dështim I tërësishëm I reformës në gjyqësi dhe shkatrim I tërësishëm I shtetit të së drejtës.

Është brengosës fakti se në rastin « Reketi » (Zhvatja) për kepërdorime të mundëshme përmenden edhe figura të PSP-së të cilat kanë qenë të emruara dhe ende janë në funksion të ndjekjes së krimit të organizuar.
Këshilli konsderon se fenomeni “Reket” nuk është asgjë tjetër përveç një vazhdimësi e vjedhjes së pasurisë shtetërore për tre dekada nga ana e eksponentëve të lartë të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së dhe vazalëve të tyre shqiptarë në qeveritë e deritashme, me marrëveshtje dhe pajtim të ndërsjellë për amnesti për vepra të kriminalitetit të rëndë ekonomik.

Konsiderojmë se poqese Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore ende synon vendi të bëhet pjesë e BE-së atëherë institucionet e shtetit duhet me urgjencë ti zbardhin skandalet që e tronditin nga themelet shtetin dhe përgjegjësit më në fund ti japin llogari shtetit të së drejtës.

Tentimet e opozitës VMRO-DPMNE për të mbrojtur krimin si dhe arsyetimet mbrojtëse të LSDM për ta arsyetuar krimin nuk duhet të jenë pjesë e arsyetimeve të rrejshme të tyre publike sepse të rralë janë njerëzit në vend që u besojnë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 20:56
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.