Kështu mund të votoni për Jonida Maliqin

Kështu mund të votoni për Jonida Maliqin

Jonida performoi në skenën e “Eurovisionit”.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta në natën finale të “Eurovisionit”, që këtë vit po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Në skenën e “Eurovisionit” Maliqi ka pasur një performancë mahnitëse. Artistja shqiptare mban kodin “02” dhe të gjithë shqiptarët anembanë diasporës mund të votojnë deri në 20 herë. Maliqi mban kodin “02” dhe të gjithë shqiptarët anembanë diasporës mund të votojnë deri 20 herë, duke mbështetur artisten drejt një kualifikimi sa më të lartë. Të drejtë votimi kanë edhe shqiptarët që ndodhen në Australi, teksa maksimumi i votave që një individ mund të japë është deri në 20 (njëzet). Votat e publikut mbajnë 50 për qind të peshës, ndërkohë që 50 për qind është pesha e jurisë profesionale, e formuar nga secili shtet që do të gjykojë këngët finaliste. Votimi për publikun hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe zgjat vetëm 15 minuta – ndërkohë që mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, për ata që e kanë të shkarkuar në telefonin e tyre. Në fund të mbrëmjes shpallen rezultatet, fillimisht votat e jurisë jepen nga secili shtet të konvertuara nga 1 deri në 7 pikë në renditje të plotë, dhe më pas me 8 pikë për vendin e tretë, 10 për vendin e dytë dhe 12 pikë për vendin e parë. Pas votimit të jurisë, publikohet i kalkuluar edhe votimi i publikut, i cili jep vulën përfundimtare se kush do ta fitojë këtë kompeticion, transmeton telegrafi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 18, 2019 22:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.