KFOR paralajmëron stërvitje të reja në Veri të Kosovës

KFOR paralajmëron stërvitje të reja në Veri të Kosovës

Ditëve në vijim nga KFOR do të bëhen të tjera trajnime dhe stërvitje të planifikuara në mbarë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur vet KFOR përmes një videoje të ndarë në facebook, ndërsa thotë se ushtrimet do të bëhen veçanërisht në perëndim dhe në Veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit. Ne stërvitemi që të jemi gjithmonë të gatshëm. Nëse na shihni ju duhet të ndiheni të sigurtë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Ditë më parë pati reagime nga ana e Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar në lidhje me shfaqjen e ushtarëve shqiptarë në veriun e vendit, por ajo më pas u mësua se ishte pjesë e një stërvitjeje.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 11, 2019 22:41
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.