Kiçeec u mor në pyetje nga Ruskoska, nesër e ka radhën Katica Janeva

Kiçeec u mor në pyetje nga Ruskoska, nesër e ka radhën Katica Janeva

I dyshuari i dytë në lëndën “Reket”, Zoran Mileksi Kiçeec, sot është marrë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Ai sot në mëngjes nga Burgu i Shutkës është dërguar në Prokurori. Zoran Mileski – Kiçeec, dyshohet për veprën penale “marrje dhuratë për ndikim të paligjshëm”, njofton Portalb.mk.

Në pyetje sot është ftuar edhe pensionistja Liljana Todorovska, e cila është nënshkruese e projektit për Qendrën Evropiane për Aleancën Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit – Boki 13.

Në llogari të saj janë dërguar 720.000 euro në bazë të marrëveshjes së Aleancës Ndërkombëtare dhe kompanisë së Silam Mickovskit, GP “Pelister”.

Nesër në pyetje te prokurorja Vilma Ruskoska, do të duhet që të paraqitet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva. Javën e kaluar për lëndën “Reket” kanë dhënë deklaratë tre prokurorë tjerë të PSP-së, Burim Rustemi, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 19, 2019 15:25

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...