Kiracovski me drojë: Nëse unë jam Kiki me Gerovskin do pastrohemi deri në fund

Kiracovski me drojë: Nëse unë jam Kiki me Gerovskin do pastrohemi deri në fund

Deputeti Aleksandar Kiracovski nga radhët e LDSM-së thotë që nuk e di cili deputet qëndron pas pseudonimit KIKI, për të cilin gazetari Branko Gerovski ka shkrur se ka zhvatur para nga biznesmenë të njohur së bashku me Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.

Koki? Me siguri Boki. Nuk e dijë cili është KIKI, ju mendoni se bëhet fjalë për mua? Do të shohim Gero për cilin mendon. Absolutisht nuk i njoh, Gero ka shkruar lloj lloj budallallëqesh, si të them. Nuk e dijë. Ti më lajmëron dhe më pyet ‘Cili të bie në mend kur përmendet KIKI’ dhe kjo mua më aludon qartë. Do Zoti Geroja publikon që unë jam KIKI dhe të pastrohemi deri në fund, si i ka hije.

Megjithatë mua kjo më ngjan në inskenim me qëllim të caktuar, thotë Kiracoski në deklaratë për “A1ON”, duke shtuar se shkaqet për një inskenim të tillë janë të mëdha. Ndryshe gazetari Branko Gerovski ka bërë të ditur se të hënën do të publikoj emrat e KIKI-t dhe KOKI-t.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.