Kodi zgjedhor, iniciativa për një njësi u dorëzua në Kuvend. Kostadinov: Jemi për një njësi zgjedhore. Janushev: Ndryshimet t’i caktojnë partitë relevante

Kodi zgjedhor, iniciativa për një njësi u dorëzua në Kuvend. Kostadinov: Jemi për një njësi zgjedhore. Janushev: Ndryshimet t’i caktojnë partitë relevante

Iniciativa e partive më të vogla dhe deputetëve të pavarur për ndryshim të modelit zgjedhor u dorëzua në parlament.

Propozohet që nga gjashtë njësi zgjedhore të kalohet në një njësi, ndërkaq në zgjedhjet lokale të shkohet me lista të hapura.

Deputetja, Liljana Popovska, u shpreh se me ndryshimet synohet demokratizimi i zgjedhjeve me mundësi të barabarta për të gjitha partitë, ndërkaq gjitha votat e qytetarëve të shndërrohen në mandate deputetësh. Popovska tha se është siguruar mbështetja e mbi 61 deputetëve.

“Me këto dy ligje duam të kemi dy debate, njëra e fokusuar në një njësi zgjedhore dhe debati tjetër i fokusuar në zgjedhje lokale me lista të hapura, ku propozojmë ndryshime serioze. Konsiderojmë se me këto dy ligje, për të cilat konsiderojmë se kemi mbi 61 deputetë që do t’i mbështesin, besojmë se Maqedonia në masë të madhe do të demokratizohet dhe pluralizohet”,- tha kryetarja e PRD-së, Liljana Popovska.

Nga LSDM shprehen të hapur për debat për arritjen e konsensusit për ndryshim të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore.

“Në një atmosferë demokratike, në kuadër të grupeve parlamentare, të bisedojmë rreth kodit zgjedhor. Përcaktim programor i LSDM-së është të ketë një njësi zgjedhore dhe lista zgjedhore, por të shohim se çfarë është më e mira për shtetin, çfarë mund të bëjmë duke pasur parasysh periudhën deri më 12 prill, apo deri në shpërndarjen e kuvendit, se si ne deputetët e shumicës dhe opozitës mund të dakordohemi në frymën e demokracisë”,- theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Nga VMRO-DPMNE janë të prerë për 120 njësi zgjedhore dhe për këtë të vendosin vetëm partitë relevante në vend.

“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, jemi për 120 njësi zgjedhore me model të shumicës dhe gjithsesi nëse kjo arrihet me konsensus të të gjitha partive relevante politike. Kjo është rruga e vetme dhe e drejtë”,- u shpreh sekretari i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

BDI është shprehur kundër ndryshimeve të modelit zgjedhor në një periudhë parazgjedhore. Aleanca për Shqiptarët është për tetë njësi, ndërkaq Lëvizja Besa për tre njësi zgjedhore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA