Kokaina tek babanet, Xhafaj: Hetim i përbashkët me Gjermaninë për A. Çekajn

Kokaina tek babanet, Xhafaj: Hetim i përbashkët me Gjermaninë për A. Çekajn

Çështja e Arbër Çekajt, i arrestuar në Gjermani si i dyshuari për porositjen e 600 kg kokaine të kapur në portin e Durrësit ka marrë një tjetër kthesë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri të ditur se kjo nuk është më një çështje ekstradimi, por çështje e hetimit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

“ Ka një ndryshim në këtë gjë. Nuk është çështje ekstradimi më, por hetimi të përbashkët dhe mbetemi këtu se nuk më takon mua. U takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë kriminale gjermane”, tha ai.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 19:37
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
22°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE