Komandant Baruti tregon se sa “fikacak” është huligani që sulmoi Ziadin Selën

Komandant Baruti tregon se sa “fikacak” është huligani që sulmoi Ziadin Selën

Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti ka komentuar arrestimin e huliganit, i cili sulmoi liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton agjencia e lajmeve INA, transmeton Flaka.

Ai thekson se, Kire Gjeorgjievski është një frikacak i dëshmuar një shumë raste, e posaqërisht në luftën e vitit 2001. “Kire është frigacak i dëshmuar në shumë raste, posaqërishtë 2001. Tipi që ka goditur Zijadin Selën, Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin, sot ka mbetur i vetmuar në qeli” është shprehurt ai. Dy javë pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë, vetëm policë shqiptarë po punojnë në identifikimin e personave të involuar drejtpërdrejt në dhunën ndaj deputetëve. Operativët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme po ngurrojnë të bashkëpunojnë në identifikimin e huliganëve, ndërsa nuk është formuar akoma një Grup pune që do të koordinonte të gjitha sektorët e policisë për zbardhjen e plotë të rastit. Mungesa e një bashkëpunimi nga operativët maqedonas të policisë ka bërë që deri tani, të mos arrihet identifikimi i personit të moshuar me mjekërr të bardhë dhe qeros.(INA)

Albin Gora
nga Albin Gora Maj 10, 2017 19:23

REKLAMA

REKLAMA