Koment: Në Komunat ku gjuha Shqipe është zyrtare maqedonasit nuk protestojnë

Koment: Në Komunat ku gjuha Shqipe është zyrtare maqedonasit nuk protestojnë

Shkupi, Kumanova, Ohri, Shtipi dhe disa qytete që janë të populluara kryesisht me popullatë maqedonase, prej ditësh karakterizohen me mbajtjen e protestave kundër ligjit për gjuhën shqipe, shkruan Flaka. 

Për dallim nga këto qytete, në Strugë, Kërçovë, Gostivar e Tetovë nuk ka organizim të protestave.

Cili mund të jetë motivi që në qytetet ku gjuha shqipe është zyrtare nuk po mbahen protesta.

Përgjigja llogjike do të ishte se në këto lokalitete ku gjuha shqipe është zyrtare, maqedonasit nuk shohin rrezik për tjetërsimin e Maqedonisë, dhe të pajtuar me këtë realitet dygjuhësia nuk paraqet ndonjë pengesë për ata.

Ky shembull i maqedonasve të cilët jetojnë në vendbanime me shumicë shqiptare dhe ku gjuha shqipe është e zyrtarizuar, është koha të pranohet edhe nga maqedonasit e vendbanimeve të tjera.

Struga, Kërçova, Gostivari dhe Tetova, nuk u bënë Shqipëri për shkak se gjuha Shqipe është zyrtare, prandaj, shqetësimi i nxitur nga qarqe politike dhe mediatike maqedonase, se maqedonasit po humbin shtetit rezulton të jetë i pasaktë dhe i motivuar për qëllime politike ditore.

Propaganda mediatike po nxit maqedonasit në protestë kundër gjuhës Shqipe. Dezinformatat po ua mbushin mendjen maqedonasve se po humbin diçka nga dora e tyre. Përkundrazi, me komunitetin shqiptar të përfshirë në sistem, themelet e Maqedonisë betonohen dhe nuk ka asnjë rrezik.

Maqedonasit duhet ta pranojnë vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët nuk kërkojnë ndarje por kërkojnë të jenë të barabartë në shtetin e përbashkët, që deshëm apo s’deshëm rrethanat politike dhe gjeografike ndikuan që të jetojmë bashkë në një shtet.

Redaksia Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 1, 2017 09:22

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE