Koment: Po fillojnë skenaret antishqiptare, popullata të mos bie në grackën e tyre

Koment: Po fillojnë skenaret antishqiptare, popullata të mos bie në grackën e tyre

Po fillojnë skenaret antishqiptare, popullata të mos bie në grackën e tyre sepse janë skenare të paramenduara.

Sot në shtizën që gjendet në qendër të Kumanovës është hequr flamuri shtetëror i Maqedonisë, ndërsa në vend të tij është ngritur ai shqiptar.

Akti është bërë nga dy të rinj me përkatësi etnike shqiptare, sipas gjitha gjasave të manipuluar pa vetëdije nga qarqe të caktuara.

Që në fillim, dilema që lind në këtë rast është nëse dikush tenton që krizën politike ta shndërrojë në përplasje ndëretnike në Maqedoni, dhe kjo sigurisht që më së shumti i intereson klanit që po humb pushtetit.

Prandaj, popullata shqiptare të mos bie pre e këtyre provokimeve të paramenduara. Se është kështu, vërehet reagimi i mediave maqedonase, konkretisht mediave të afërta me pushtetin në largim, Fakt tjetër është reagimi i organeve të rendit dhe brutaliteti i treguar ndaj dy të rinjve shqiptar, të cilët duket që lehtë dhe padashje kanë rënë në grackë të dikujt, duke u nxitur për ta bërë këtë veprim.

Një element tjetër dyshimi paraqitet fakti që ngjarja po organizohet dhe ndodh në qytetin e Kumanovës, ku akoma janë të freskëta plagët nga ngjarjet tragjike në Lagjen e Trimave dhe ku ende po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj grupit të armatosur.

Protestat disa ditore, fjalori thyes ndaj popullit shqiptar, siç duket nuk e arriti reagimin e pritur nga këto qarqe, tani përmes manipulimeve po tentohet të nxitet konflikti ndëretnik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 31, 2017 17:44

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...