KOMENT: Tetë vite rob i karriges vetëm që mos të lejojë që të flitet shqip në Parlament

KOMENT: Tetë vite rob i karriges vetëm  që mos të lejojë që të flitet shqip në Parlament

Ish kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski për tetë vite radhazi nuk ka munguar në asnjë seancë të Parlamentit. Aryseja ka qenë e thjeshtë, që të mos vijë deri aty që seanca parlamentare të drejtohet nga nënkryetari i Parlamentit me përkatësi shqiptare dhe i cili do të shfrytëzonte të drejtën ligjore për të folur në gjuhën amtare, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka. 

Trajko Veljanovski u zgjodh i pari i Parlamentit në vitin 2008. Që atëherë dhe deri në zgjedhjet e fundit parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar ka mbajtur këtë post udhëheqës.

Pasi ligji ua mundëson deputetëve shqiptarë të flasin në gjuhën e tyre amtare, në asnjë seancë nënkryetarit shqiptar nuk iu dha mundësia që të kryesonte me Parlamentin.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski me qëllim ka shmangur edhe vizitat zyrtare jashtë shtetit që të mos vijë puna deri tek mungesa e tij dhe seanca të drejtohet nga ndihmësi i tij shqiptar në gjuhën shqipe.

Derisa kjo luftë e Trajko Veljanovskit e motivuar edhe nga partia e tij amë, VMRO-DPMNE, ka zgjatur me vite të tëra, tani me përbërjen e re parlamentare, thuajse është e zyrtarizuar që kryetari i ri i parlamentit do të jetë kuadër shqiptar, dhe sipas të gjitha gjasave një nga deputetët e BDI-së. Redaksia Flaka 

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 10, 2017 10:19

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...