Komisioni antikorrupsion ka hedhur poshtë iniciativat kundër tre funksionarëve të BDI-së

Komisioni antikorrupsion ka hedhur poshtë iniciativat kundër tre funksionarëve të BDI-së

Komisioni antikorrupsion ka hedhur poshtë iniciativat tendencioze të inspektorit të arsimit Ilievski kundër tre funksionarëve të BDI-së duke u shpallur si jokompetent për të njëjtat. Kjo është goditja institucionale e radhës kundër iniciativave tendencioze të inspektorit kontrovers Ilievski, pas anulimit të akteve të tij nga të gjitha institucionet kompetente në instatanca më të larta.

Pas këtij qëndrimi të DKSK-së, në fuqi mbeten vendimet e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë nga fusha e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse. Ky komision pati anuluar lëndët e Ilievskit, pasi që kishte konstatuar një sërë parregullsish dhe thyerje serioze të Ligjit për arsim të lartë nga ana e Ilievskit.

Konkretisht, inspektori ka thyer rëndë të drejtën procedurale. Ai, edhe pse ishte jokompetent për të marr thirrje mësimore-shkencore (sikur edhe çdo inspektor tjetër i arsimit), solli aktvendime të tilla joligjore, që më pas iu anuluan në të gjitha instancat. Edhe pse jokompetent, ai solli aktvendime duke shkeluar afatet ligjore për sjelljen e aktvendimeve. Po ashtu, në procesverbalet dhe aktvendimet e tij gjatë citimit të neneve të ligjit për arsim të lartë, ai falsifikon dhe prezenton si zgjidhje ligjore norma juridike që aspak nuk kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në rendin juridik të vendit tonë. Për të qenë tendencioz dhe me agjendë politike deri në fund, ai jo vetëm që falsifikon dhe bishtëron të drejtën materiale, por bën përpjekje për interpretim skandaloz të së drejtës materiale.

Aspak nuk është e çuditshme kjo nga një inspektor i tillë, i cili ka një mesatare tejet të keqe të lëndëve që i anulohen në instanca më të larta. Para një viti atij iu mor licenca si inspektor. Atij tash së fundmi i janë anuluar 18 aktvendime për marrjen e thirrjeve mësimore shkencore në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Këtu ai para një muaji dështoi t’ia merr thirrjen edhe docentittë parë shqiptar në këtë fakultet i zgjedhur në këtë vit, pasi para tre javësh Komisioni i shkallës së dytë e anuloi atë aktvendim. Tre aktvendime kundër tre profesorëve në Onkologji, jo një herë, por tre herë radhazi i janë anuluar. Tash për herën e katërt lëndët i janë dhënë inspektorëve të tjerë për ti punuar. Një sërë aktgjykimesh janë sjellur kundër tij.

Ilievski është i njohur në komunitetin akademik si një përndjekës i profesorëve që kanë bindje të ndryshme politike prej tij. përpos që është përndjekës, ai është edhe shantazhues i dalluar. Me shantazh dhe kërcënime ka punësuar vajzën e tij në Rektoratin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.

Sidoqoftë, kësaj radhe mori atë që duhej nga DKSK-ja, pasi më parë mori një përgjigje të tillë edhe nga shumë institucione të tjera ku kishte ngritur iniciativa. Nuk pat dhe nuk do të ketë sukses për të damkosur personalitetin dhe profesionalitetin e Arbër Ademit, Agim Nuhiut dhe Safet Emrullit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 15:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER