Kompanitë e vogla dhe të mesme, pa kapacitet të furnizimit të investitorëve të huaj

Kompanitë e vogla dhe të mesme, pa kapacitet të furnizimit të investitorëve të huaj

Kompanive të vogla dhe të mesme vendore u mungojnë certifikatat, cilësia, pajisjet dhe teknologjia e duhur për t’u kyçur me sukses në zinxhirin e furnizimit të investitorëve të huaj direkt në vend. 6 kompani të vogla dhe të mesme të cilat merren me përpunimin e metaleve dhe industrisë automobilistike janë përfshi në projektin për kyçjen e tyre në zinxhirin e furnizimit të investitorëve të huaj direkte, i financuar nga BE, nëpërmjet IPA fondeve. Projekti ka dhënë rezultate konkrete me vënien e kontakteve të kompanive.

“Është befasi se si pengesë bashkëpunimi në disa raste ka qenë çmimi dhe koha e porosisë. Logjikisht nëse e marrim aspektin e çmimit ne jemi një treg i lirë, si dhe porosia nuk mund të jetë problem, pasi që çdo gjë është afër dhe nuk duhet të ketë problem për diçka të tillë.”,- tha prof. dr. pranë Fakultetit Makinerik në Shkup, Robert Minovski.

15 investitorë të huaj kanë dorëzuar kërkesat se çfarë kushte duhet plotësuar dhe cilat shërbime dhe prodhime janë të nevojshme. 97 kompani vendore kanë treguar interesim për bashkëpunim me këto kompani të huaja, ku mbi 30 prej tyre kanë qenë të skenuara drejtpërdrejt për ta vërtetuar kapacitetin e tyre.

“Janë definuar 6 kompani, gjegjësisht 6 pilot projekte për vitin 2019. Por, të gjitha 97 kompanitë kanë treguar kapacitetet e tyre se në çfarë forme mund të kënaqin kërkesat e investitorëve të huaj. Presim që në të ardhmen do të rritet numri i kompanive në zinxhirin furnizues për investitorë të huaj.”,- theksoi prof. dr. pranë Fakultetit Makinerik në Shkup, Bojan Jovanovski.

Qëllimi kryesor është rritja e performancave të kompanive vendore dhe produktiviteti për t’i kënaqur kërkesat e investitorëve të huaj dhe njëkohësisht të jenë të kyçur në zinxhirin e tyre furnizues. Realizimi i projektit i është besuar Fakultetit të Makinerisë, Odës Ekonomike dhe Fakultetit Teknik të Vjenës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:27

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.