Komuna Çair u ndau mirënjohje arsimtarëve më të dalluar

Komuna Çair u ndau mirënjohje arsimtarëve më të dalluar

Komuna e Çairit ka vazhduar me aktivitetet për shënimin e 7 marsit- Ditës së Mësuesit.

Me këtë rast sot kryetari i kësaj komune Visar Ganiu ndau mirënjohje për mësimdhënësit në shkollat fillore që gravitojnë në komunën e Çairit. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Ganiu lartësoi punën fisnike të mësimdhënësve duke mos harruar të përmend edhe personalitetet që dhanë kontributin e tyre por që nuk janë më në mesin tonë, tre albanologët e shquar shqiptar, profesorët Hamza Reka, Remzi Nesimi dhe Xhevat Gega.

“Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar.

Sot kujtojmë me nder veprimtarin e tre albanologëve të shquar Hamza Reka, Remzi Nesimi dhe Xhevat Gega që nuk janë në mesin tonë por vepra e tyre jetojnë dhe do të jetojnë për jetë.

Mësuesi në çdo komb paraqet figurë qendrore për përparimin e shoqërisë, lartësimin e dinjitetit njerëzor dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritur.
Ne si udhëheqës të institucioneve duhet të punojmë që tua kthejmë dinjitetin mësuesve tonë sepse nga gjeneratat që nxjerrim, ata do ta din se ku do të jemi pas 20 viteve.”, theksoi mes tjerash kryetari i komunës së Çairit Viar Ganiu.

Mirënjohje nga komuna e Çairit iu nda mësueses Teuta Ramadani nga SHF “Liria”, Arifmenije Sinani nga SHF “ Kongresi i Manastirit”, Mevlane Shabani nga SHF “7 Marsi”, Kumrije Memed nga SHF “Jashar Bej Shkupi”, Ajten Hoxha nga SHF “Hasan Prishtina”, Ganimete Nuredini nga SHF “Vasill Gllavinov”, Munever Kubur nga

Post mortum çmimet iu ndanë tre albanologëve Prof. Hamza Reka, Prof Xhevat Gega, Prof. Remzi Nesimi

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 6, 2018 14:41
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
8°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...