Komuna e Kërçovës hapi konkurs për ndarje të bursave për studentet

Komuna e Kërçovës hapi konkurs për ndarje të bursave për studentet

Komuna e Kërçovës ka hapur konkurs për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2018/19

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesat e notave nga viti I deri te viti i IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student I rregullt.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm
    KONKURSI
    Aplikacioni Online për Bursë
    RREGULLORJA
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesave të notave nga viti I deri te viti IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim dhe deklarat ne noter nese eshte I papinsuar
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë  e gjendjes familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 40%
  2. Të ardhurat mujore 50%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-2102/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2018/19, do të jetë: 24.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den gjatë 8 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 28.09.2018

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet në  www.kercova.gov.mk

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 17, 2018 22:51

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE