Komuna e Kërçovës realizoi aksionin ekologjik “Për Kërçovë më të pastër”

Komuna e Kërçovës realizoi aksionin ekologjik “Për Kërçovë më të pastër”

Administrata e komunale në bashkëpunim me punonjësit arsimorë realizuan aksionin ekologjik “Për një Kërçovë më të pastër”.

Të shpërndarë në disa grupe, ata pastruan mbeturinat në disa lokacione të qytetit.

Aksioni ekologjik “Për Kërçovë më të pastër”, të cilit iu bashkëngjit edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmirt Dehari, filloi që në orët e paradites dhe ai u zhvillua në disa pjesë të ndryshme të qytetit të Kërçovës.

Përveç punës së përditshme që bën “NP Komunalec” për mirëmbajtjen e qytetit, edhe ne si administratë komunale vendosëm që së bashku me të punësuarit në shkollat e komunës së Kërçovës, të ndarë në disa grupe, në pjesë të ndryshme të qytetit, të ndërmarrim këtë aksion për pastrimin e qytetit nga mbeturinat, tha kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili shpreson që ky aksion të rrisë vetëdijen tek qytetarët për një ambient më të pastër jetësor.

Ky aksion ekologjik është përshëndetur nga banorët vendorë, duke shpresuar se aktivitete të ngjashme do të realizohen edhe në pjesët rurale të komunës së Kërçovës. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 5, 2019 19:54
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.