Komuna e Tetovës nis 24 ton ndihma për në Durrës dhe Thumanë

Komuna e Tetovës nis 24 ton ndihma për në Durrës dhe Thumanë

Komuna e Tetovës sot ka nisur 24 tonë ndihma për zonat e goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“U nis dërgesa e parë 24 tonëshe me ndihma për zonat e goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë. Dua të theksoj se qytetarët e Tetovës dhe bizneset vendore dëshmuan solidaritet dhe humanitet të lartë, dhe falë interesimit të madh për të kontribuar në këtë aksion humanitar informojmë se Komuna e Tetovë do të vazhdojë me grumbullimin e ndihmave edhe nesër 28.11.2019 (e enjte) deri ora 18;00 tek pika grumbulluese në stacionin e zjarrfikësve të Tetovës.” ka shkruar Teuta Arifi

Ndryshe ndihma kanë dërguar nga gjithë komunat shqiptare të Maqedonisë dhe Kosovës dhe shqiptarët po bëhen bashkë si kurrë më parë për të ndihmuar të prekurit pas tërmetit në Shqipëri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 27, 2019 19:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA