Komuniteti ndërkombëtar e sheh Maqedoninë në BE dhe NATO

Komuniteti ndërkombëtar e sheh Maqedoninë në BE dhe NATO

Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe shpresojmë se do të vijë dita kur ne do të mirëpresim vendin tuaj në aleancë. Me këtë mesazh, kryeministri Justin Truddo përgëzon në letrën e tij zgjedhjen e kryetarit të qeverisë së re, kryeministrin Zoran Zaev. Duke iu referuar zhvillimeve aktuale politike në letrën dërguar Zaevit, ai thotë:

“Unë jam i sigurt se do të vazhdoni të udhëheqni vendin tuaj me nder dhe përgjegjësi të denjë për mbështetjen e popullit të vendit tuaj drejt një të ardhmeje të ndritur bazuar në reformat e paralajmëruara të aspiratave evropiane dhe angazhimin për stabilitetin rajonal”.

Sot, pas takimit me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, mesazhet me përmbajtje të ngjashme u dërguan nga komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit (SHBA), Steven Cray, i cili tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është qëllim i përbashkët.

“Gjatë vizitës time zyrtare, unë po planifikoj të diskutoj në detaje aktivitetet për vitet e ardhshme dhe angazhimet midis Vermonit dhe Maqedonisë për anëtarësimin në NATO”, tha Stephen Cray, komandant i Gardës Kombëtare të Vermontit.

“Maqedonia mendon në partnerët e saj strategjikë, veçanërisht tani që ne po punojmë shpejt për qëllimin tonë kryesor. Maqedonia si anëtare e NATO-s “, tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot në Londër, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Ministri britanik për Evropën Alan Duncan nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi partneritetin dhe bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, poashtu temë diskutimi ishte euroitegrimet e Maqedonisë.

“Dy vendet tona janë të angazhuara të punojnë në mënyrë bilaterale dhe multilaterale për të përmbushur këtë vizion dhe për t’u marrë me sfidat me të cilat përballemi së bashku”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Alarmet më të shpeshta të bashkësisë ndërkombëtare për proceset integruese të vendit po shkaktojnë nervozizëm në mesin e opozitës greke që i dërgoi një letër Ministrit të Jashtëm Koxias duke i kërkuar atij të komentojë deklaratat e Zaev dhe Dimitrov mbi pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nën referencën e përkohshëm dhe nëse kanë ndryshuar pozicionet irredentiste të Greqisë. FLAKA

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 21:07

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°