Konfederata e Sindikatave të Lira insiston për rritje prej 19% të pagave

Konfederata e Sindikatave të Lira insiston për rritje prej 19% të pagave

Konfederata e Sindikatave të Lira përsëri ka akuzuar se Këshilli Ekonomik dhe Social nuk funksionon, ndërsa mbetet në kërkesën për një rritje prej 19 për qind të pagave në sektorin publik në përputhje me rritjen e pagës minimale, si dhe uljen e orarit të punës prej shtatë orësh në institucionet që funksionojnë në dy ndërrime.

Konfederata gjithashtu kërkon zgjatjen e pushimit të lindjes nga nëntë në dymbëdhjetë muaj, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës fëmija duhet të jetë së paku 12 muaj në gjirin e nënës, me çka edhe  zvogëlohet rreziku për kancer në gji me 50 për qind, i cili tani është shumë i përhapur.

“Nëse këto kushte nuk korrigjohen, Konfederata e Sindikatave të Lira do të dalë me hapa më radikalë, të cilët në fillim do të jenë protesta masive”,- deklaroi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Blagoja Ralpovski.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se kërkesat e tyre janë në përputhje me Ligjin për marrëdhënie me punën dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare për Punë Sociale.

Ndërsa kryetari Ralpovski thotë se deri më tani kanë dërguar disa herë kërkesë për t’u takuar me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovskan, por nuk kanë martë asnjë përgjigje.

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 20:12

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°