Konferencë e përbashkët Zaev-Mej, mbështetje në reforma

Konferencë e përbashkët Zaev-Mej, mbështetje në reforma

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencën të përbashkët për shtyp sot pasdite me kryeministren britanike Theresa May në Shkup, ka falënderuar mbështetjen e gjatë të Britanisë së Madhe kundrejtë Republikës së Maqedonisë.

Me praninë tuaj Z. Kryeministre ju konfirmoni edhe njëherë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e interesuar dhe e angazhuar në progresin e rajonit. Dua të theksoj se kemi arritur të vendosim Maqedoninë nga një shtet në rrugë të drejtë dhe në një demokraci funksionale përmes vendosmërisë për ta ndërtuar atë në një shoqëri për të gjithë. Ky hap përpara dhe pas zbatimit të Planit 3-6-9 u vlerësua nga BE me një rekomandim të qartë të pakushtëzuar. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të zbatojmë planin për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. “, tha Zaev

Kryeministri britanik Theresa nga ana tjetër tha se ishte krenar që kishte mundësinë të ishte kryeministri i parë që vizitoi Maqedoninë në 25 vitet e fundit. Mund të adresojë sfidat me të cilat përballet rajoni dhe shprehu shpresë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten ambicioze në sigurimin e një të ardhme paqësore dhe prosperues.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 18:09

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
10°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE