“Kongresi i Manastirit” së shpejti me sallë sporti

“Kongresi i Manastirit” së shpejti me sallë sporti

Përgatitet terreni për ndërtimin e palestrës sportive të Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.

Sot në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, Sektori i Urbanizmit në Komunën e Çairit së bashku me ekipin e angazhuar të punës filloi procesin përgatitor të terrenit për ndërtimin e palestrës së re sportive.

Kjo fazë e punës përfshin mënjanimin e themeleve të vjetra në atë zonë, definimin mekanik të sipërfaqes përmes rrafshimit të së njëjtës dhe intervenime tjera të nevojshme si parakusht për fillimin e procesit më të komplikuar të ndërtimit në afat sa më të shpejtë kohor.

I pranishëm për të vëzhguar nga afër gjithë procesin e punës ishte edhe Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 21, 2019 21:51
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.