KONKURS | ÇMIMI KOMBËTAR ,,ALI VISHKO” PËR VITIN 2019

KONKURS | ÇMIMI KOMBËTAR ,,ALI VISHKO” PËR VITIN 2019

KONKURS | ÇMIMI KOMBËTAR ,,ALI VISHKO” PËR VITIN 2019

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”,

shpall K O N K U R S për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2019.

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:
– Institucionet e arsimit të lartë;
– Institucionet shkencore;
– Shoqatat shkencore dhe profesionale;
– Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
– Të dhëna personale për autorin,
– Të dhëna bibliografike dhe
– Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 31. 5. 2019, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, nr. 211/10, Fahu postal, nr. 50.

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.

Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.com.

Tetovë, më 26 prill 2019

Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 26, 2019 12:18
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.