Konkurs për punë në “Aeroportet e Maqedonisë”, rroga mbi 30 mijë denarë

Konkurs për punë në “Aeroportet e Maqedonisë”, rroga mbi 30 mijë denarë

Shoqëria aksionare “Aeroportet e Maqedonisë” shpalli konkurs për plotësimin e pesë vendeve të lira, me pagë prej 32.204 deri në 39.297 denarë.

Do të punësohet një shef kabineti, një punonjës i marketingut, referent i pavarur për kontrollin e dokumentacionit për blerjet dhe shitjet, një shofer dhe postier.

Për postin “shef kabineti”, kandidati, përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë, 2 vjet përvojë pune, njohjen e gjuhës angleze dhe punën me kompjuter. Paga neto për këtë vend pune është 39.297 denarë.

Për vendin e punës punonjës marketing përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme të posaçme: arsim të lartë, 2 vjet përvojë pune. Paga neto për vendin e punës është 39.297 denarë.

Kandidati për vendin e punës “nëpunës i pavarur për kontrollin e dokumentacionit për blerje dhe shitje” përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, duhet të plotësojë kushtet e posaçme si më poshtë: arsim i lartë, 2 vjet përvojë pune. Paga neto për këtë punë është 39.297 denarë.

“Aeroportet e Maqedonisë” gjithashtu do të punësojnë një “shofer”, për të cilin, përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidati duhet të ketë të kryer arsimin e mesëm, një vit përvojë pune, të ketë patentën e shoferit kategorinë B. Për këtë punë paga është 32. 204 denarë.

Kompania gjithashtu ka nevojë për një “postier”, i cili duhet të përmbushë kërkesat e përgjithshme të përcaktuara me ligj, por gjithashtu të ketë të kryer arsimin e mesëm, licencë të shoferit B, pa përvojë pune. Paga për këtë punë është 32,204 denarë.

Konkursi është i hapur deri më 12 shkurt.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 20:44

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu