Koreja e Veriut kërcënon të anulojë samitin me Trump në 12 qershor

Koreja e Veriut kërcënon të anulojë samitin me Trump në 12 qershor

Koreja e Veriut kërcënoi sot të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor mes kreut të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të manovrave ushtarake në Korenë e Jugut, njoftoi agjencia koreanojugore “Yonhap”.

Pheniani ka anuluar gjithashtu një takim të nivelit të lartë me Korenë e Jugut të parashikuar të mërkurën për të protestuar kundër manovrave ushtarake vjetore “Max Thunder” në të cilat marrin pjesë ushtritë koreanojugore dhe amerikane, theksoi “Yonhap”, duke cituar agjencinë zyrtare koreanoveriore KCNA.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:39

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed