Kosova kërkon Gjykatë Speciale për krimet serbe, ose s’ka dialog

Kosova kërkon Gjykatë Speciale për krimet serbe, ose s’ka dialog

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi,ka deklaruar se nëse Serbia nuk pranon që të bisedohet për të pagjeturit dhe për krijimin e një gjykate special për krime lufte edhe në Serbi, atëherë Kosova s’ka përse të bisedoj me të.

“Serbia duhet ta pranojë se është agresore, dhe duhet të ballafaqohet me këtë. PO ashtu duhet të tregoj për të pagjeturit, përndryshe nuk ka bisedime”, deklaroi Gashi në IMAZH të RTK-së.

Ai tha se në takim me Mogherinin kanë kërkuar zyrtarisht që të krijohet  një Gjykatë Speciale për krimet serbe, siç është bërë për krimet e supozuara të UÇK-së ndaj serbëve. Gashi ka ftuar LDK-në dhe LVV-në që të bëhen pjesë e këtij procesi, derisa refuzimin e LDK-së, e ka quajtur të pakuptueshëm dhe ka thënë se kjo parti është bërë vegël e Albin Kurtit. Kurse sa I përket kërkesës që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës në këto bisedime, ai tha se për ndërrim territoresh nuk kanë mandate të flasin, por potencoi se për Luginën do të flitet në Bruksel.

 

Autor: RTKlive

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:05
Loading...

PUBLICITET