Koxias: E kemi zgjidhur kontestin me emrin me Maqedoninë e Veriut

Në konferencë për shtyp për mediat në Moskë, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për emrin, e përdori emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.

Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, Nikos Koxias tha se në rajon ekziston kulturë që njerëzit të grinden për shkak të emrave.

“Politika e jashtme e qeverisë sonë është aktive, demokratike dhe më shumë dimensionale. Në këto korniza e kemi zgjedhur çështjen, e cila zyrtarisht ekziston tani 25 vite, e në të vërtetë të paktën 70 vite. Të ndërpritet kontesti me emrin me Maqedoninë e Veriut. Është pak si pjesë e kulturës në rajon që të grindemi për emra. Gjithsesi kanë ekzistuar edhe çështje me irredentizmin, të cilat me këtë marrëveshje i kemi përfunduar”, tha Koxias pas takimit me Lavrovin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 19:42

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri