Kreditë e shpejta, formohet Asociacioni i kompanive financiare

Kreditë e shpejta, formohet Asociacioni i kompanive financiare

Rreth 7% e qytetarëve janë shërbyer me kredi të shpejt prej 200 deri më 400 euro nga shërbimet e kompanive financiare.

Për të ofruar siguri më të madhe për konsumatorët, disa prej këtyre kompanive kanë formuar Asociacionin e kompanive financiare. Përdoruesit më të shpeshtë të shërbimeve të këtyre kompanive janë personat fizikë të cilët nuk janë shërbyer nga bankat tradicionale.

“Qëllimi është të punojmë së bashku për të siguruar standarde të unifikuara dhe cilësore për industrinë dhe për të ndërtuar një dialog konstruktiv me ligjvënësit dhe organet mbikëqyrëse”,- tha kryetari i shoqatës, Filip Dimitrovski.

Kompania e parë financiare në vend ka filluar punën në vitin 2011. Aktualisht ekzistojnë 24 kompani aktive, kurse sa për fillim në shoqatë përfshihen shtatë kompani, që sot kanë nënshkruar një kodeks të Praktikës së Mirë, me qëllim që të sigurojnë një nivel më të lartë mbrojtjeje dhe rregulla të qarta bashkëpunimi me klientët të cilët kanë marrë një hua apo kanë plan për të marrë një hua. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.