Kreu i ASH-së në Mal të Zi, Gjeloshaj: Gjithëherë kemi insistuar në veprimtari të përbashket mes strukturave politike shqiptare

Kreu i ASH-së në Mal të Zi, Gjeloshaj: Gjithëherë kemi insistuar në veprimtari të përbashket mes strukturave politike shqiptare

Apsolutisht as që kemi dyshimin më të vogël për ndonjë rezultat tjetër në këto zgjedhje, pasi që votuesit tone janë të vetëdishëm se kush mund të avancojë me realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre, kështu thekson në një intervistë ekskluzive për Infoalb, Nik Gjeloshaj kryetar i Alternativës shqiptare në Mal të Zi.

Zoti Gjeloshaj, fillimisht, në çfarë gjendje aktualisht janë shqiptarët e Malit të Zi, cilat janë hallet me të cilat përballen popullata shqiptare atje?

Nëse i referohemi të arriturave të drejtave të pakicës shqiptare, nga përvoja e deritashme mund të konstatojmë se janë bërë përparime të dukshme, pothuajse në të gjitha fushat. Mirëpo, nga këndvështrimi i një përfaqësuesi politik mund të themi se gjendja ekzistuese nuk i ka përmbushur synimet tona në realizimin e të drejtave, qofshin ato individuale apo kolektive, si pjesëtar të një pakice autoktone siç është rasti me pakicën shqiptare.Problmet me të cilat përballën shqiptarët në Mal të Zi janë të numërta, por ajo që do veçoja është papunësimi, si një problem konkret në të cilin duhet punuar dhe në të cilin duhet të gjithë të angazhohemi. Mungesa e përfaqësimit proporcional në organet vendimmarrëse qëndrore, pastaj në gjyqësi etj.

Është përmirësuar statusi i tyre pak pas hyrjes në NATO të Malit të Zi, apo vazhdon të mbetet situatë e njëjtë.

Është fakt se ende nuk janë realizuar pritshmëritë tona nga antarsimi në NATO ashtu që përveç se I takojmë aleancës më të gjerë ushtarake-politiko të globit përfitimet tjera për ne si popull pakicë ende nuk janë në nivelin e duhur. Andaj besojmë dhe kërkojmë që edhe në këtë drejtim të jemi më të pranishëm në inisiativat e sidomos më të kyçur në projektet investuese, të cilat janë rritur dukshëm gjatë kësaj kohe që Mali i Zi është antar I plotë I aleancës.

Maqedonia, lirisht mund të themi ka harruar paksa statusin e shqiptarëve, duke shikuar kah euro – integrimet, si pikë primare, ndodh kjo edhe në Mal të Zi?

Nuk mendoj se është e drejtë të fajësohet procesi integrues për lënjen pas dore të çështjeve që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të popujve pakicë sepse kjo, në rallë të parë i takon legjislaturës politike të vendit. Aq më parë pasi që njëra ndër para kushtet kryesore në realizimin e procesit të integrimeve duhet të jetë plotësimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, pjesë e pandashme e të cilave janë edhe të drejtat e popujve pakicë.

Të dalim tek zgjedhjet. Cilat janë nevojat/kërkesat e shqiptarëve të Malit të Zi?

Kërkesat e populates shqiptare në Mal të Zi edhe në prag të këtyre zgjedhjeve janë pothuajse të ngjashme me kërkesat e mëparshme, kurse nevojat falë proceseve të shumta të përditshme janë në rritje. Sa u përket kërkesave tona ne do të insistojmë gjithnjë e aksionit afirmativ për popujt pakicë dhe bashkësitë tjera etnike sa u përket të gjitha çështjeve me rëndësi jetike për pjestaërt e popullates shqiptare pasi që ne jemi përfaqësues autentik si parti nacionale. Do të insistojmë në investimet në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, pasiqë ato ngecin në të gjitha aspektet.

Sa bashkimi i partive shqiptare në Malit të Zi është shpresë dhënës në drejtim të përmirësimit të situatës?

Ne gjithëherë kemi insistuar në veprimtari të përbashket të gjitha strukturave politike shqiptare, të vetëdishëm se kjo është rruga më e sigurtë drejtë realizimit të kërkesave dhe nevojave jetike. Andaj në vijën e kësaj vlerësojmë se edhe formimi I koalicionit më të gjerë deri më tani të subjekteve nacionale do të rezultojë me përkrahjen maksimale të elektoratit, e që jemi të sigurtë do të reflektojë me avancimin e pozitës drejt përmirësimit të statutit të përgjithshëm të popullatës shqiptare në Mal të Zi. Jemi të kënaqur që inicuam formimin e këtij koalicioni dhe dëshiroj ti falenderoj të gjitha ato subjekte që na përkrahen në këtë drejtim.

Sa i rëndësishëm është mobilizimi i shqiptarëve në këto votime dhe përse?

Nga vetë fakti se tashmë kemi një vetëqeverisje të plotë lokale, për here të parë në një trevë autoktone shqiptare siç është Malësia, flet në mënyrë të qartë për domosdoshmërinë e mobilizimit të votuesve shqiptarë që duke I dhënë përkrahje maksimale listës tone zgjedhore të marrin fatin në duert tona dhe të administrojmë vetë me vetëqeverisjne lokale.

Çka bëni në drejtim të sjelljes së mërgimtarëve për të votuar, a kanë të rregulluar mundësinë e votimit nëpër vendet ku jetojnë, nëpër konsullata apo ambasada?

Ajo që ishte njëra ndër kërkesat tona gjithnjë është krijimi I mundësive për diasporën tone që me votën e vetë të përkrahin listen zgjedhore që ata dëshirojnë. Në këtë drejtim ne jemi urë lidhëse duke bërë verifikimin se a gjenden ata në regjistrin zgjedhor dhe kështu tu mundësojmë të gjithë atyre që dëshirojnë që permes votes së vetë të ndihmojnë vendilindjen e tyre. Kuptohet se është e domosdoshme që atyre tu mundësohet votimi në vendet ku jetojnë në përfaqësitë diplomatike të Malit të Zi dhe në të ardhmën do të insistojmë që kjo çështje të zgjidhet mirëfilli.

Prisni të fitoni në këto zgjedhje, dhe çka pas tyre?

Apsolutisht as që kemi dyshimin më të vogël për ndonjë rezultat tjetër në këto zgjedhje, pasi që votuesit tone janë të vetëdishëm se kush mund të avancojë me realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre. Aq më parë pasi pushteti I der tashëm e ka dëshmuar për të satën herë se si nuk duhet të veprohet dhe të administrohet në dëm të vetëqytetarëve. Prandaj mendoj se këto janë kushte të mjaftueshme që ne të fitojmë numrin maksimal të votive në këto zgjedhje, dhe më në fund banorët të kenë një administrim komform nevojave të tyre të përditshme.

Cila është oferta konkrete në pika të shkurtra e partive shqiptare që iu ofrohet votuesve?

Nëse marrim parasysh ngecjen në çdo aspect që ka të bëjë me zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetës, konsiderojmë se kjo duhet të jetë arsyeja kryesore për të ndryshuar sitautën aktuale. Në anën tjetër, angazhimi ynë, që të fitojmë vetëqeverisjen lokale si dhe kërkesat tjera të shumta në vijën e respektimit të aksionit afirmativ, janë pikënisja kryesore e veprimtarisë sonë në të ardhmen e që votuesit I dine më së miri pasi ata vuajnë pasojat e mos zhvillimit të këtillë në këto treva.

Sa ndikon në zhdukjen gjegjësisht humbjen e vlerës së votës shqiptare numri i madh i partive, siç ndodh edhe në Maqedoni, me ç`rast zotëri Ali Ahmeti shpesh e bën këtë thirrje që të unifikohen sa më shumë në drejtim të ruajtjes së votës shqiptare dhe rritjes së vlerës së saj në kuptimin e numrit më të madh të deputetëve?

Votuesi shqiptartë e ka paguar shtrenjtë përçarjen dhe ndasitë e spektrit politik shqiptar sin ë nivelin vendor, ashtu edhe në atë shtetëror. Andaj ska nevojë për ndonjë sqarim shtesë pasi derdhja e votes në lista të shumta ka pasur drejtëpërdrejtë me situatën aktuale që e kemi sotë, të pakënaqshme.

Cila është puna e parë që do e bëni pas marrjes së mandatit, ç`mund t`iu premtoni shqiptarëve?

Ne me programin tonë kemi paraparë që në radhë të parë të formojmë ekipin adekuatë të menaxhimit me të gjitha resurset ekzistuese, njerëzore dhe natyrore në trevën e Komunës sonë. Pra, do të angazhojmë profesionistë me kualifikime më të larta për ta dëshmuar se kërkesa jonë për vetëqeverisje të plotë ka qenë sa e nevojshme po aq e arsyeshme. Pra, do të bëjmë maksimumin që potencialet ekzistuese në këto treva të vihen në vijën e zhvillimit dhe jemi të sigurtë se përkrahja e votuesve dhe investuesve nuk do të mungojë në asnjë moment në këtë drejtim. Ajo që do të insistojmë me çdo kusht është vendosmërija jonë që ne të bashkëadministrojmë me qyetarët duke i dëgjuar dita ditës nevojat dhe kërkesat e tyre. (Infoalb.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2019 21:51
Loading...