Kreu i VMRO-DPMNE-së për vizitë në Kroaci

Kreu i VMRO-DPMNE-së për vizitë në Kroaci

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Zagreb së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikolloski realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kroacisë dhe kryetar i HDZ-së, Andrej Plenkoviq.

Në takim u bë fjalë për gjendjen aktuale politike, mundësitë për bashkëpunim ndërpartiak, si dhe përforcimin e lidhshmërisë rajonale dhe shfrytëzimin e kapaciteteve politike të cilat qëndrojnë në dispozicion.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski theksoi se Republika e Kroacisë është mik shumëvjeçar i Maqedonisë dhe ato kapacitete të miqësisë së përbashkët duhet të shfrytëzohen në mënyrë shtesë.

“Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, qëllime ndaj të cilave synon edhe VMRO-DPMNE-ja dhe këtu me rëndësi të madhe është mbështetja nga miqtë tanë si Kroacia duke e shfrytëzuar përvojën e saj dhe lidhjet dhe kanalet tani më të krijuara të komunikimeve në këto organizata ndaj të cilave synojmë”, theksoi Mickovski, Prej këtu Maqedonia dhe Kroacia janë partnerë të rëndësishëm, VMRO-DPMNE-ja lobon për atë që është interesi ynë strategjik, shtoi Mickoski, transmeton Medial.mk.

Ai theksoi se është i nevojshëm përparim i dukshëm në pikëpamje të këtyre prioriteteve strategjike dhe se qeveria e Maqedonisë duhet t’i përkushtohet reformave esenciale, të cilat do të shënojnë përparim real nga i cili dobi do të kenë qytetarët e RM-së.

Mickoski e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për gjendjen aktuale në shtet, ku ka mungesë të debatit në lidhje me çështjet kyçe, sjelljen e vendimeve pa debat adekuat me opozitën dhe terror evident politik të orientuar ndaj kundërshtarëve që i rrezikon kapacitete demokratike të shtetit. Korrupsioni dhe nevoja nga reformat në sistemin gjyqësor mbesin sfida të hapura në të cilën pushteti nuk ka përgjigje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 09:59
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
14°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE