KRITIKA PËR KËSHILLTARËT E ZAEVIT, BOSHNJAKOVSKI: QEVERIA E GRUEVSKIT KISHTE MË SHUMË

KRITIKA PËR KËSHILLTARËT E ZAEVIT, BOSHNJAKOVSKI: QEVERIA E GRUEVSKIT KISHTE MË SHUMË

VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Zaev për përzgjedhjen e këshilltarëve të tij dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm. Nga partia opozitare e Mickovskit kërkojnë sqarime rreth kualifikimeve të disa nga këshilltarët, të cilët sipas tyre, janë punësuar për të përmbushur premtimet parazgjedhore të Zaevit.

“Opinioni publik nuk interesohet nëse Silvio Avramivski është njeri i cili është akuzuar për incident të armatosur dhe nëse ka qëlluar drejt forcave speciale të sigurisë në Tetovë? Opinioni interesohet nëse ai është akuzuar dhe nëse e ka vuajtur dënimin me burg ose është amnistuar për veprën që e ka kryer? Zoran Zaev dhe Qeveria gjithashtu dy ditë me radhë po heshtin dhe nuk komentojnë në lidhje me angazhimin skandaloz të Gjorgji Kalajxhiev-it i cili është redaktor i televizionit lokal, Vis, në Strumicë”, tha Dimço Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga kabineti qeveritar theksojnë se qeveria ka shumë më pak këshilltarë në krahasim me qeverinë paraprake, dhe se të gjithë këshilltarët, këshilltarët e veçantë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm janë të kualifikuar dhe janë njerëz të njohur për publikun.

“Nuk bëhet fjalë për persona fiktiv, fantoma, ashtu siç kishim në qeverinë paraprake. Bëhet fjalë për persona me emër dhe mbiemër që janë të njohur në të gjithë opinionin maqedonas, kemi deputetë të mëparshëm, profesorë universitarë, ekspertë me profile nga të gjitha fushat”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Në lidhje me emërimin e disa nga këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të qeverisë, kishte reaguar edhe ambasada amerikane. Ambasadori amerikan Xhes Bejli, tha se ambasada mbetet me qëndrimin e para një jave.

“Ne kishim një qëndrim në lidhje me këtë javën e kaluar, nuk kam diçka të shtojë”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve.

Përmes kumtesës, ambasada amerikane kishte reaguar rreth punësimeve të kabinetit qeveritar, sidomos pas emërimit të Lube Boshkovskit për këshilltar të posaçëm dhe Xhezair Shaqirit, bashkëpunëtor i jashtëm, i cili më pas dha dorëheqje.

“Ne ia kemi bërë të ditura shqetësimet tona qeverisë, ku ne shohim probleme me zyrtarët e emëruar. Zyrtarëve të SHBA-së nuk iu ndalohet që të kenë punë me individë që janë në Listën e kontrollit të pasurive të huaja të shtetasve të posaçëm të përcaktuar (SDN) dhe Personave të Bllokuar”, nga Ambasada e SHBA-ve.

Ndryshe, në listën e zezë amerikane, përveç Xhezair Shaqirit dhe Ljube Boskoskit, ndodhen edhe persona të tjerë si Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Nevzat Halili, etj.

Lista SDN, që njihet ndryshe si “Lista e Zezë” e Amerikës për shtetasit e huaj, sipas ambasadës amerikane në Shkup “është një mjet i rëndësishëm që përdoret për bllokimin e aseteve dhe kufizimin e udhëtimit për të përmbushur politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 17:54
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...