Kryemadhi: LSI, kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Ramën

Kryemadhi: LSI, kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook” e ka bërë të qartë se LSI nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bisedime me mazhorancën sa i përket bashkimit të votave për votimin e ligjit të magjistraturës.

Kryemadhi thotë se “LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës”.

“Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla. Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI”, shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI thotë më tej se partia që ajo drejton do të vazhdojë të jetë pjesë e opozitës së bashkuar. “Me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz”, mbyllet postimi i Kryemadhit.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:35
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...