Kryeministri spanjoll: Shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokolli për RMV

Kryeministri spanjoll: Shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokolli për RMV

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez i ka dhënë premtimin kryeministrit Zoran Zaev se vendi i tij shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriu në NATO.

Zaev dje në margjinat e samitit të NATO-s në Londër ka marrë siguri personale nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington, përcjell MIA.

Ratifikimi i Protokollit mbetet të përfundojë që këtë javë, ku në fillim të muajit të kaluar u mbajtën zgjedhje, por atje duhet të formohet Qeveri e re. Pas zgjedhjeve në nëntor, deputetët spanjoll të martën janë kthyer në Parlament, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta se së shpejti do të formohet qeveri e re dje do të shmangen zgjedhje të reja.

Mbreti Felipe i Gjashtë pas seancës konstituive në Parlament, në javët në vijim duhet të takohet me liderët e partive parlamentare me qëllim që të zgjidhet mandatari.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Dhjetor, 2019 09:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA