Kryeministri takon Avokatin e Shtetit, i premton mbështetje

Kryeministri takon Avokatin e Shtetit, i premton mbështetje

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë Fehmi Stafa priti në takim Kryeministrin e Maqedonisë Zoran zaevin.  Në takim të pranishëm ishin edhe Avokatët e Shtetit të të gjitha rajoneve të Republikës së Maqedonisë.  Siç njoftojnë nga Qeveria në takim është diskutuar për përmirësimin e kushteve të punës në këtë institucion si dhe për mundësinë e lidhur me koeficientin e rogave të të punësuarve në këtë institucion.  Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është I rëndësishëm për Maqedoninë pasi është faktor në mbrojtjen e shtetit gjatë proceseve gjyqësiore. Ai I informoi avokatët e shtëtit për qëllimet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës së Avokatit të Shtetit dhe theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, u gjet një zgjidhje për problemin e sigurimit të zyrës së Avokatit të shtetit.

Zoran Zaev, kryeministër: Jemi të vendosur që t’i përmirësojmë kushtet e punës në këtë institucion dhe ta mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Ky institucion është pjesë e efikasitetit të proceseve dhe ndikon edhe në institucionet e tjera dhe tek qytetarët.

Kryeministri I bëri thirje avokatëve të shtetit që të bëjnë gjithçka që është në kompetencat e tyre me qëllim që të përshpejtohet procesi I denacionalizimit. Kjo, sipas Zaevit do të  kontrikuajë në drejtim të përdorimit ekonomikisht me kosto efektive të pronave që janë të bllokuara, nga të cilat do të përfitojë shteti dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Nga Zyra e Avokatit të Shtetit informojnë se Stafa ka shprehur mirënjohje për faktin se kjo ishte hera e parë që një Kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit.

Zyra e Avokatit të Shtetit: Kjo është hera e parë që një kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit. Falenderoj Qeverinë për miratimin e kërkesave paraprake për zmadhimin e kapaciteteve kadrovike të këtij institucioni.

Në takim gjithashtu u diskutua mbi kërkesat e natyrave të ndryshme të Avokatëve Shtetërorë. Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 19:57

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE