KSHZ: 46,16% e diasporës kanë votuar deri në ora 19

KSHZ: 46,16% e diasporës kanë votuar deri në ora 19

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në konferencën e fundit për shtyp për sot ka përmbledhur të dhënat për votimin e sotëm të të sëmurëve, të burgosurve dhe diasporës. Për të votuar në Përfaqësitë diplomatike konsulare janë paraqitur 1781 votues.

“Ende janë hapur 6 vendvotime në SHBA dhe Kanada. Deri në orën 19, sipas informatave nga këshillet zgjedhore, dalja e përgjithshme në votim nga diaspora është 724 votues, gjegjësisht 46,16%. Në këtë dalje, për shkak të zonës kohore, nuk janë të përfshira gjashtë vendvotime në SHBA dhe Kanada, deklaroi zëdhënsja e KSHZ, Lupka Guguçevska, dhe shtoi se dalje më të madhe ka patur në Bukuresht, Sarajevë, Bruksel, Berlin.

Në 13 vendvotime në institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtë vote kanë patur 1640 votues. Votimi është zhvilluar pandërprerë dhe pa probleme dhe deri në ora 19 kanë votuar 74,13% e të regjistruarve.

“Në këto zgjedhje presidenciale për herë të parë kanë votuar votues në dy shtëpi pleqsh në Shkup, ndërsa prej 71 votuesve, të drejtë vote kanë realizuar 65, gjegjësosht 91.54%”, theklsoi Guguçevska.

Këshillet zgjedhore kanë qenë përgjegjës për votimin e të sëmurëve dhe të paaftëve ose personave në arrest shtëpiak.

“Në shtëpitë e tyre, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 4407 qytetarë, të cilët janë paraqitur si të sëmurë ose të paaftë dhe 12 të cilët janë paraqitur si persona në arrest shtëpiak. Votimi zgjatë derisa tu jepet mundësi për të votuar të gjithëve që janë paraqitur për të votuar”, shpjegon Guguçevska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 4, 2019 22:04
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.