KSHZ: Nesër rrethi i dytë i zgjehdjeve presidneciale

KSHZ: Nesër rrethi i dytë i zgjehdjeve presidneciale

KSHZ ka beret ë gjtiha përgaditjet e nevojshme për rrehtin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë. Mbi 1 miljon e 800 mij votues, në 3.480 vendvotime nesër do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votes për të zgjedhur prsidentin e ri të vendit.

“Të drejtë vote do të kenë një miljon e 800 e 8131 votues të regjistruar në listen zgjedhore”, tha zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani.

Poashtu mundësinë për të votuar e kishin edhe votuesit e diasporës në 32 vendvotime në njësitë diplomatike konsulare.

“Të drejtën e votes do të mud ta realizojnë edhe 1781 votues të cilët dorëzuan fletparaqitje në përfaqsitë diplomatike konsulare jasht vendit”, tha Admir Shabani.

Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

“Dëshiroj tu apeloj organeve zgjedhore të mos e pengojnë punën e mdaiave, gjegjësisht mediat kanë të drejtë ti vrojtojnë zgjedhjet, që të raportojnë nëpër vendvotiem dhe e vetmja gjë që duhet të bëjnë mediat është të legjitimohen para organeve zgjedhore, gazetarët vendor vetëm me kartelën press të mediave të tyre ndërsa gazetarët e huaj edh me bexhin nga KSHZ”, tha Shabani.

Poashtu KSHZ ka bërë të ditur se nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST dhe Civil. Ndërsa vëzhguesit e huaj, në numër më të mamadh janë nga Misioni i OSBE/ODIHR 195.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 4, 2019 19:15

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.